Presidenti Meta takon Kryeministrin turk Yldirim

schedule13:45 - 16 Mars, 2018

schedule 13:45 - 16 Mars, 2018

Presidenti Meta, i cili merr pjese në Forumin Global të Baku-së, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim, i pranishëm po në këtë forum.

Presidenti Meta vlerësoi partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite. Një vend të veçantë gjatë kësaj bisede kishte dhe roli i Turqisë si një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë.

Ndërsa, duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta theksoi se, si dy vende aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!