Ronaldo nuk e harron 5 majin e vitit 2002, kur Interit i iku titulli kampion na javën e fundit. Zikaltrit u mposhtën nga Lazio me rezultatin 4-2. Klubi nga Roma nuk kishte ndonjë motiv, por në fund triumfoi dhe titullin e ngriti Juventusi. Fenomeni shpërtheu në lot dhe tregon se ende është një plagë e hapur ajo ndeshje.
“E kisha kuptuar që e ardhmja ime ishte larg Hektor Cuper. 5 maji ishte më vonë dhe e humbëm atë ndeshje. Ishim të parët në renditje, Lazio nuk luajti fare. Gjithsesi shumë gjëra të çuditshme ndodhën atë javë.
Kishte bisedime për Alessandro Nesta dhe thuhej se ishte një marrëveshje e kryer. Shkuam të relaksuar në Romë dhe humbëm prej mungesës së përqendrimit. Është një plagë që mbetet, çdo vit dalin fotot e mia duke qarë. Ato nuk ikin kurrë”, është shprehur Ronaldo, gjatë një bisede live në “Instagram” me Del Piero.
Më pas braziliani thotë edhe diçka tjetër, në lidhje me “Topin e Artë”, që sipas tij duhet ta kishin fituar disa lojtarë të mëdhenj, mes tyre edhe Del Piero. “Ju, Totti, Madini, Raul dhe Roberto Carlos e meritonit ta fitonit një ‘Top të Artë’, ju mungon ai”, ka deklaruar Fenomeni. /abcnews.al