Boris Johnson i kërkon Putinit të ndihmojë vendet më të varfra të botës

schedule02:48 - 9 Maj, 2020

schedule 02:48 - 9 Maj, 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ftoi presidentin rus, Vladimir Putin, që të marrë pjesë në një samit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Në një bisedë telefonike, Johnson kërkoi nga Putini që të bashkohet për të ndihmuar forcimin e sistemeve shëndetësore dhe trajtimin e koronavirusit në disa nga vendet më të varfra të botës.

Britania e Madhe do të presë takimin virtual udhëheqësve botërorë muajin e ardhshëm.