Të rrallë janë futbollistët si Luis Alberto dhe tifozët e Lazios janë me fat që ai luan për skuadrën e tyre të zemrës. 27-vjeçari është truri i lojës së bardhekaltërve, numëron 12 asiste në Serie A dhe shpreson që kampionati të rifillojë, që të ketë mundësinë për t’u shpallur kampion Italie.
Lazio renditet e dyta dhe numëron vetëm një pikë më pak se rivalët e Juventusit, skuadër që e ka mposhtur dy herë këtë sezon, në kampionat dhe finalen e Superkupës së Spanjës, madje në të dy rastet me rezultatin 3-1.
“Kemi fituar dy herë kundër Ronaldos. Ai duhet admiruar për këmbënguljen e treguar gjatë karrierës së tij, ka fituar shumë dhe askush nuk i ka dhuruar asgjë”, deklaron Luis Alberto në një bisedë me Manolo Morero, komikun e njohur spanjoll.
“Cristiano ka një mentalitet fituesi, ka fituar gjithçka dhe nuk ngopet së fituari, por Leo Messi është më i miri sipas mendimit tim”, thekson fantazisti spanjoll i skuadrës italiane. /abcnews.al