Parukeritë, berberët, dentistët dhe qendrat tregtare të cilat hapen të hënën e 11 Majit do të lejohen të qëndrojnë hapur për 9 orë e gjysmë.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin që thotë se bizneset që hapen nga kjo e hënë, duhet të nisin punën nga ora 08:00 deri në 17:30.
LEXO EDHE: Manastirliu: Nga 1 qershori hapen çerdhet dhe kopshtet! Stërvitjet lejohen pas 18 majit
“Lejohet të ushtrojnë veprimtarinë e tyre, bizneset e mbyllura sipas listës bashkangjitur Urdhrit të datës 20.03.2020 për mbylljen dhe kufizimin e lëvizjeve, të ndryshuar duke filluar nga 11 Maji brenda fashës orare 08:00-17:30′, thuhet në Urdhrin e Manastirliut./abcnews.al