Nuk i keni parë asnjëherë, publikohen pamje të Hënës si kurrë më parë

schedule17:04 - 8 Maj, 2020

schedule 17:04 - 8 Maj, 2020

Në maj të vitit 1961, Presidenti amrikan John F. Kennedy mbajti një fjalim në Kongres dhe bëri thirrje për një program ambicioz të kërkimit të hapësirës. Më konkretisht, ai vendosi një qëllim që astronautët amerikanë të arrijnë në Hënë.

Vetëm tetë vjet më vonë, më 20 korrik 1969, u realizua misioni pasi Neil Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në satelitin natyror të Tokës.

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet nga ai mision historik Apollo 11 dhe ne kemi parë shumë fotografi të afërta të Hënës që nga ajo kohë. Por asnjë si këto!

Andrew McCarthy, ka sjellë pamjet nga Hëna si asnjëherë më parë. Austrofotografi ka sjellë pamje të Henës prej dy javësh dhe duket më e qartë se kurrë.

“Nga dy javë imazhe të hënës, unë mora pjesën e figurës që ka më shumë kontrast (pikërisht përpara terminatorit hënor ku hijet janë më të gjata), i rreshtova dhe i përzieva për të treguar strukturën e pasur në të gjithë sipërfaqen”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!