E gjithë bota gjatë muajve të funditka pësuar ndryshim në mënyrën e jetëses për shkak të masave parandaluese që çdo qeveri ka marrë në kuadër të mbrojtjes nga koronavirusi.
Në Indi duket se tashmë burgimi i përjetshëm do të jetë për të gjithë ato persona që zbulohen që e kanë shpërndarë qëllimisht Covid 19.
Në Uttar Pradesh, shtet në veri të Indisë është miratuar një ligj të përkohshëm që lejon shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm, nëse një person shkakton vdekjen e dikujt duke e infektuar qëllimisht me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Sipas ligjit të miratuar të mërkurën, dënimi për “infektim të qëllimshëm” me virus, mund të jetë nga dy deri në pesë vjet burgim. Mirëpo nëse dikush i shkakton vdekje ndonjë personi duke përhapur virusin, atëherë dënimi me burgim është më i ashpër, nga shtatë vjet në burgim deri në burgim të përjetshëm, bashkë me gjobë nga 3,970 deri në 6,610 dollarë.
Ky vendim ka ngjallur shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë, të cilët kanë thënë se kjo masë lë hapësirë për veprim nga shteti.
Ndërkohë si pasojë e koronavirusit deri më tani në Indi kanë humbur jetën 1 886 persona dhe 38 000 të tjerë janë konfirmuar të infektuar./abcnews.al

