“Me zor po pres t’i ul njëherë ata londonezët, vetëm të ma lenë nonën rehat”: Rama, batuta me Gjicin tek aeroporti i Kukësit

schedule15:57 - 8 Maj, 2020

schedule 15:57 - 8 Maj, 2020

Kryeministri Rama inspektoi punimet në aeroportin e Kukësit sëbashku me Ministren e Infrastrukturës Belinda Blluku dhe kryebashkiakun Safet Gjici.

Gjatë bisedës ndërsa inspektonin punimet, u tha se ky aeroport në përfundim do të punësojë rreth 12 mijë persona, vetëm 1500 do të punësohen në terminal.

Më tej gjatë bisedës me kryebashkiakun Gjici, Rama tha se mezi pret të ulë në këtë aeroport të gjithë kuksianët që janë në Londër.

Biseda:

Balluku: Brenda dy muajsh terminali është i përfunduar. Ky aeroport ishte pak i vështirë nga ana operacionale por besoj qe ne fund të këtij viti do të ulim dhe abionin e parë në këtë aeroport.

Rama: Sa ishte rritur numri i punësimeve në total këtu?

Balluku: Rritja e punësimeve do të shkojë në një numër rreth 12 mijë, në të cilat si aeroport do të ketë rreth 1500 vende pune, dhe bashkë me bizneset e lidhura me të, shkojnë në 12 mijë vende pune.

Gjici: Do e zhvillojmë të gjithë zonën, jo vetëm këtë por edhe me gjerë.

Rama: Mezi po pres ti ulim njëherë këtu ata nga Londra, që shajnë për aeroportin gjithë kohës, sidomos ata londinezët e Kukësit, ti sjellim këtu tak…

Gjici: Ato do thonë, e boniii.. ai është hero kombëta, akoma se besojnë

Rama: Po jo mo se ska nevojë për heroizëm, boll me ma lonë Londrën rehat se për heronj ska nevojë.. Ata masterplanin e përgjithshëm duhet ta cojmë përpara shpejt.

Balluku: Për planion e përgjithshëm në bashkëpunijm me Bashkinë patjetër, ne kemi pritur përfundimin e  masterplanit të aeroportit që ishyte i mirëstudiuar nga kompania holandeze.

Rama: Po për Vlorën kur do fillojmë?

Balluku: Për Vlorën do fillojmë shumë shpejt, kompani të  mëdhavazhdojnë të jenë të interesuar. Mendojmë që brenda verës të rifillojmë garën mes kompanive.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!