Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një viktimë dhe 14 raste të reja me Covid-19, shërohen 20 pacientë në Maqedoninë e Veriut

schedule13:03 - 8 Maj, 2020

schedule 13:03 - 8 Maj, 2020

Ministria e Shëndetësisë Maqedonase njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 242 teste prej të cilëve 14 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve, pesë raste janë regjistruar në Shkup, dy në Prilep, gjashtë në Veles dhe një në Tetovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar kurimin e gjithsej 20 pacientëve.

Sipas qyteteve, janë shëruar nëntë pacientë nga Kumanova, një nga Shkupi, dy nga Prilepi, shtatë nga Velesi, dhe një nga Manastiri.

Ndërkohë ka ndërruar jetë një pacient 61 vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me 28 prill.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 janë diagnostifikuar gjithsej 1586 persona, prej të cilëve 1099 janë shëruar, 90 kanë ndërruar jetë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!