Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebook” ka ndarë një video nëpërmjet të së cilës njofton vijimin e punës për stadiumin e ri në Kukës. Në video shihet gjithashtu se Rama ka inspektuar situatën në terren, ndërsa u bë e ditur se afati i përfundimit është fundi i gushtit.
“ Jo vetëm një stadium i ri i denjë për sportdashësit e për skuadrën që lufton rregullisht për fronin kombëtar të futbollit, po edhe një qendër e re graviteti e zhvillimit social të një komuniteti, ku zotimet e mbajtura po rilindin shpresën tek e ardhmja, që do të marrë formë me projekte të mëtejshme të Rilindjes Urbane dhe Ekonomike të Kukësit e të krejt qarkut verilindor”, shprehet Rama.