Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje FSHF-së. Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për hapjen e aktiviteteve sportive, por MSH i kërkon Federatës së Futbollit të dërgojë disa përfaqësues, që të analizuar hartimin e protokollove.
REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Lënda: Kthim përgjigje
Drejtuar. Z. ILIR SHKULKU SEKRETAR I PERGJITHSHEM FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
Adresa: Rruga Elbasanit, Tiranë, me 07.05.2020
I nderuar Z. Shulku,
Ne përgjigje të shkresës tuaj, me Nr. Prot 373 date 22.04.2020 nëpërmjet e cilës na përcolli propozimin për fillimin e aktiviteteve sportive ju informojmë si vijon: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale referuar vendimeve 18 Komitetit të Përkohshëm ta Ekspertëve për Infeksionin e Përhapur nga Koronavirus ka ristartuar strategjinë e rihapjes graduale të aktiviteteve/veprimtarive.
Ne ketë dokument, një vëmendje edhe për aktivitetet sportive, për të cilët po punohen protokolleve te posaçme te distancimit social dhe masave higjieno-sanitare. Ne ketë kuadër do te vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit se protokolleve 12 posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni te lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, GELARDINA PRODANI
Rruga e Kavajës. 1001, Tirana, Albania Tel- 3534237617″, shkruhej në dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë./abcnews.al