Numri i shifrave ditore të viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka pësuar ulje.
Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 214 persona për shkak të COVID-19.
44 më pak së një ditë më parë, duke çuar në 26,070 numri total të viktimave.
Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 221 mijë. Gjithashtu është rritur dhe numri i të shëruarve i cili kaluar shifrën e 128 mijë personave.
Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se secili rajon do të lirojë masat në kohë të ndryshme, varësisht prej shkallës së infektimit.
Katër ishuj spanjollë ishin të parë që lehtësuan masat që prej ditës se hënë 4 maj, duke vazhduar më vonë me pjesën tjetër të territorit spanjoll një javë më vonë./abcnews.al