Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjol Halilaj, 29 vjeç, nga Skrapari.
Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit e kryer në rrethana cilësisuese për ngjarjen e ndodhur në 1 nëntor 2019 në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.
Burime për ABC News kanë njoftuar se Halilaj në sallën e gjyqit ka qëndruar i heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim.
SPAK e akuzon se ka patur rolin e largimit të autorëve të krimit nga vendi ku u braktis mjeti në Shkafanë të Durrësit.
Për këtë ngjarje është arrestuar më herët Redjan Rraja, i cili vijon të jetë nën masën “arrest me burg”
LEXO edhe: SMS-të zbuluan se Rraja u strehua në shtëpinë e Ariol Halilajt pas atentatit ndaj Ndojit
Ariol Halilaj, 29 vjeç u arrestua dy ditë më parë nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në nëntor të vitit të kaluar.
Në këtë atentat u plagos prokurori Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.
Ndërkaq, 29-vjeçari me origjinë nga Skrapari është cilësuar nga policia si bashkëpunëtori kryesor i autorëve./abcnews.al