Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, thotë për emisionin “Ballkan” se masat e marrë në këtë vend për menaxhimin e pandemisë kanë funksionuar duke e bërë Malin e Zi, një histori suksesi në rajon.
“Ne si shoqëri nuk mund të mbijetojmë gjatë pa punë, dhe është një rrezik që cdo shoqëri do ta bartë në të ardhmen, sepse nuk është mundësia që të jemi të mbyllur dhe të mos komunikojmë me botën për një afat të gjatë kohor. Tani është java e tetë kur kanë hyrë në fuqi masat e parandalimit dhe besoj se edhe në Shqipëri, si këtu në Mal të Zi, nevoja për biznes, për punë, për të ardhura, vjen dhe rritet”, shprehet ai. /abcnews.al