Gjiknuri u përgjigjet përfaqësuesve të opozitës: Takohemi të hënën, reflektim serioz

schedule18:51 - 6 Maj, 2020

schedule 18:51 - 6 Maj, 2020

Damian Gjiknuri i është përgjigjur Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit për të zhvilluar mbledhjen e  radhës së Këshillit Politik, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Përfaqësuesit e opozitës në këtë tryezë kërkuan nga Gjiknuri dhe Hajdari që të konfirmojnë për të zhvilluar mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik, ditën e diel, datë 10.05.2020, ora 11:00 ose ditën e hënë, datë 11.05.2020 ora 10:00.

LEXO EDHE: Këshilli Politik, opozita letër Gjiknurit dhe Hajdarit: Po krijoni ngërç artificial, presim takim

Ndërkohë, Gjiknuri po ashtu me anë të një letre shprehet se: “Ne konfirmojmë praninë në mbledhjen vijuese të Grupit të Punës së Këshillit Politik,ditën e hënë, datë 11.05.2020, ora 10:00, të cilën në kushtet e diktuara nga COVID-19, mundësisht ta zhvillojmë përmes hapësirës digjitale”.

Kërkesëm e përfaqësuesve të opozitës Gjiknuri e ka cilësuar si reflektim serioz

“Qëndrim i ri i juaji, duhet përshëndetur si një reflektim serioz në raport me deklarimet tuaja publike të bëra ditët e fundit dhe ne e përshëndesim pa rezervë”, shkruan Gjiknuri.

Letra e Gjiknurit: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!