Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Premtimi i Immobile nëse Lazio fiton titullin, e zbulon partnerja e tij seksi

schedule20:18 - 6 Maj, 2020

schedule 20:18 - 6 Maj, 2020

Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, po kalonte sezonin e tij më të mirë të karrierës. Ekipi kryeqytetas po zhvillonte një kampionat të shkëlqyer, deri sa Seria A u pezullua nga situata e krijuar nga pandemia Koronavirus.

Lazio renditet në vendin e dytë në renditje, me vetëm një pikë më pak se Juventusi kryesues. Ka qenë pikërisht kapiteni i lacialëve, Immobile, ai që ka qenë shtylla e ekipit, pasi bomberi numëron plot 27 gola dhe 7 asiste në vetëm 26 ndeshje.

Mesa duket italiani është i motivuar nga bashkëshortja e tij, Jessica Malena. Bukuroshja i ka bërë një premtim bashkëshortit të saj në rast se Lazio arrin të fitojë kampionatin këtë sezon. Ajo ka deklaruar se do t’i dhurojë Ciros dhe një fëmijë  tjetër. Aktualisht çifti ka 3 vajza dhe janë shumë të lumtur së bashku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!