Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy viktima dhe 13 të infektuar me koronavirus brenda ditës në Maqedoninë e Veriut

schedule12:56 - 6 Maj, 2020

schedule 12:56 - 6 Maj, 2020

Brenda 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 13 raste të tjera me koronavirus ndërsa kanë humbur jetën 2 persona. 13 të infektuarit janë konfirmuar: 1 në Kumanovë, 3 në Prilep, 3 në Tetovë, 5 në Veles dhe 1 në Manastir.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informoi se nga 292 teste të kryera vetëm 13 rezultuan pozitivë. Ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 1539.

Po ashtu u bë e ditur se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 44 pacientë të shëruar nga koronavirusi. Prej tyre 5 janë nga Shkupi, 12 nga Kumanova, 9 nga Prilepi, 12 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 1 nga Kavadari, 1 nga Krusheva dhe 2 nga Negotina.

MSH informon se në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar një pacient 55-vjeçar nga Prilepi, i shtruar në spital më 22 prill. Ndërsa një pacient tjetër ka ndërruar jetë në spitalin e Manastirit. Numri i të shëruarve është 1057, 88 kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i rasteve aktive me virusin korona është 394. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!