Këshilli politik, Hajdari: Propozimet e opozitës po shqyrtohen, duhet t’i lëmë interesat politike

schedule12:25 - 6 Maj, 2020

schedule 12:25 - 6 Maj, 2020

Pas disa javësh për shkak të situatës të krijuar nga COVID-19, Komisioni i Reformës Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme virtualisht.

Pas mbledhjes, bashkë kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore Rudina Hajdari është shprehur se Komisioni po sheh të gjitha propozimet që janë paraqitur nga palët, edhe nga opozita.

Hajdari theksoi gjithashtu se konsensusi është fjali kryesore.

Sipas asaj që tha Hajdari, draftet e opozitës po shqyrtohen, por jo të gjitha janë të realizueshme. Ajo shtoi gjithashtu se Reforma Zgjedhore duhet të ecë sa më shpejt dhe beteja e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor do te vijoje deri në fund.

Rudina Hajdari deklaroi:

“Nëse ka një Reformë Zgjedhore që do i japë fund mënyrës si procedohet me zgjedhjet, atëherë ne duhet të merremi me të. Beteja ime për sistemin zgjedhor do të vazhdojë. Parlamenti sot nuk e gëzon sovranitetin e popullit. Jam gati që Shqipëria të ecë përpara dhe të futet në BE dhe Reforma Zgjedhore të mbarojë sa më parë. Kemi shansin të anëtarësohemi në BE dhe pse të ngelet peng Reforma Zgjedhore. Të lëmë interesat e ngushtë politike por të shohim interesat e shqiptarëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!