Sane pranon ofertën, Bayern ka një plan edhe për City

schedule09:20 - 6 Maj, 2020

schedule 09:20 - 6 Maj, 2020

Bayern Munich, sikurse dihej, nuk ka hequr dorë nga Leroy Sane. Sulmuesi anësor i Manchester City u dëmtua në fillim të sezonit, kur dy klubet po bisedonin për një transferim tijin për shumën e 100 milion eurove. Dëmtimi i rëndë prishi gjithçka, por gjatë gjithë kësaj kohe bavarezët kanë qenë duk e vëzhguar sulmuesin.

Tashmë Bild raporton se Bayern e ka bindur Sane për të nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, ndërkohë që duhet gjendur gjuha e përbashkët me “Qytetarët”. Momentalisht klubi gjerman programon një shpenzim prej 40 milion eurosh për të transferuar Sane.

Mbetet të shihet nëse Manchester City do e shiste lojtarin e kombëtares gjermane për një shifër të tillë. Bavarezët e konsiderojnë sukses, nëse do të mund ta blejnë Sane nën 60 milion euro. Në ndihmë në fakt u vjen edhe kriza e krijuar nga pandemia, që do të ulë ndjeshëm vlerën e lojtarëve në treg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!