Bashkëpunëtor në atentatin e prokurorit, jeta luksoze e të riut që u arrestua sot

schedule22:32 - 5 Maj, 2020

schedule 22:32 - 5 Maj, 2020

Ky është Ariol Halilaj, 29-vjeçari që u arrestua si sot, i përfshirë në atentatin ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

I riu cilësohet nga policia si një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të autorëve, pasi 29-vjeçari i ka ndihmuar ata të largohen nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, nga një vëzhgim i bërë në rrjetet sociale, shihet se Halilaj është i pasionuar pas makinave. Në shumë foto ai shihet duke pozuar pranë makinave të shtrenjta.

Ndërkaq, kanë qenë gjurmët e gishtërinjve të tij në makinën e braktisur që u gjet pak orë pas ngjarjes që çuan në identifikimin e tij. Po ashtu burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në telefonin e Redjan Rrajës, i cili ndodhet në qeli janë gjetur mesazhe me 29-vjeçarin.

LEXO EDHE: Ndihmoi autorët, si u zbulua 29-vjeçari i arrestuar sot nga telefoni i Redjan Rrajës

Halilaj ka qenë nën vëzhgim prej muajsh, ndërsa shpallja në kërkim e tij dhe më pas arrestimi janë bërë vetëm ditën e sotme.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e 1 nëntorit të vitit të kaluar. Makina me të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoj u qëlluan me breshëri armësh. Për pasojë mbeti i plagosur prokurori, miku i tij Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën në spital pak ditë më vonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!