Britania e Madhe ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve nga koronavirusi në Europë duke kaluar Italinë dhe Spanjën njëkohësisht.
Shifrat e reja zyrtare zbuluan se më shumë se 32,000 njerëz kanë humbur betejën nga virusi, thonë Mattheë Weaver dhe Nicola Davis, raporton “The Guardian”.
Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tha se 29,648 vdekje kishin ndodhur deri në 27 prill në Angli dhe Uells nga COVID-19.
Me shtimin e vdekjeve në Skoci dhe Irlandën Veriore numri i vdekjeve të Mbretërisë së Bashkuar ka shkuar në 32,313.
Kjo shifër tejkalon numrin e vdekjeve në Itali, ku kanë humbur jetën 29.029 persona. /abcnews.al