Greqia zhvillon planin prej 3 pikash për hapjen e turizmit

schedule14:15 - 5 Maj, 2020

schedule 14:15 - 5 Maj, 2020

Greqia po zhvillon një plan me tre pika për të hapur turizimin.

Elementët kryesorë të planit për rinisjen e turizmit, sektorit që përbën rreth 18 përqind të ekonomisë së vendit, u paraqitën para ligjvënësve në Parlament të hënën mbrëma nga Ministri i Turizmit Haris Theocharis.

Pjesa e parë e planit, e cila pritet të bëhet nga ekipe teknike nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit deri më 8 maj, përqëndrohet mbi protokollet e veçanta të sigurisë shëndetësore për hotele, porte, jahte, autobusë turistikë, avionë dhe zona të tjera ku mblidhen turistët.

Kontaktet diplomatike përbëjnë pjesën e dytë të planit, me Greqinë që zhvillon bisedime me qeveritë e tregjeve kryesore turistike mbi hapat që do të nevojiten për të rifilluar fluturimet hyrëse dhe dalëse, përfshirë protokollet shëndetësore.

“Nëse qeveritë gjermane, ruse ose amerikane i fusin në karantinë të gjithë ata që kthehen nga vendi ynë, atëherë nuk do të vijë asnjë turist. Ajo që kërkohet është diplomacia,”tha Theocharis, duke shtuar se turizmi i brendshëm gjithashtu do të forcohet.

Pika e tretë e planit përfshin një fushatë të re reklamimi publik që promovon Greqinë si një destinacion dhe kontakte me operatorët turistikë dhe mediat ndërkombëtare për të përmirësuar imazhin e vendit.

Në një intervistë të transmetuar nga CNN të hënën, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vlerësoi se Greqia do të ishte e gatshme të rihapej për turistët në 1 korrik nëse lehtësimi i masave të bllokimit të nisura këtë javë vazhdon pa probleme dhe zbatohen rregulla të rrepta shëndetësore.

“Eksperienca e turizmit këtë verë mund të jetë paksa e ndryshme nga ajo që keni pasur në vitet e kaluara, me më shumë distancim shoqëror, mbase nuk ka bare të hapura, por përsëri do të keni një përvojë fantastike në Greqi nëse  pandemia globale të jetë në rënie,” tha Mitsotakis-it./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!