Punonjësit e ALBPETROl në Fier janë hedhur në protestë.
Ata ankohen se u janë ulur pagat ne minimum. Ata thonë se edhe pse kanë shkuar në punë rregullisht përsëri pagat ja u kanë ulur.
Janë rreth 1500 punëtorë që kanë punuar çdo ditë në terren pa ndërprerje gjithashtu edhe 250 të tjerë punonjës të administratës së kësaj kompnaie.
Një fakt të tillë e publikoi edhe ish-deputeti i PD-së Luan Baci ditën e djeshme, i cili postoi e-maile të punonjësve të cilët ishin njoftuar për uljen e pagës.
Sic raporton Valbona Davidhi këta punonjës kërkojnë sqarime se përse duhet të paguhen me luftës sipas një vendimi të pasqaruar dhe të pamotivuar.
Por përveç punonjësve të cilët janë njoftuar për uljen e pagave u janë bashkuar edhe punonjës të tjerë të cilët janë pushuar nga puna më përpara.
Siri Mustafaraj, Inxhinier në ALBPETROL tha për ABC News se punonjësit kanë dalë cdo ditë në punë madje edhe duke sakrifikuar.
Ka patur raste kur ata kanë përshkuar 40 km rrugë për të bërë punën.
“Kam 24 vjet që punoj për kompaninë. Nuk kemi marrë asnjë shpjegim se përse na kanë ulur pagat dhe përse duhet të paguhemi me pagën e luftës kur ne kemi dalë në punë çdo ditë duke sakrifikuar madje. Është absurde dhe e palogjikshme që ne të paguhemi me vetëm 26 mijë lekë njëlloj si ata që kanë qëndruar në shtëpi këtë kohë, ndërkohë që ne kemi dalë çdo ditë në punë. Çdonjëri nga ne është i indinjuar. Ne kemi nënshkruar një kontratë dhe kemi punuar. Mendoj që kompania është në kolaps nga ana teknike jo nga ana financiare”.
Edhe inxhinieri Përparim Shehu , u shpreh se kjo kompani është një pasuri kombëtare dhe duke qenë e tillë duhet të menaxhohet në mënyrë korrekte ndërsa u shpreh se kompania ka pushuar nga puna punonjës pa asnjë motiv.
“Sic tha edhe kolegu, punonjësit kanë shkelur edhe rregullat për tu gjendur në punë. Ka shumë kosto për punonjësit e thjeshtë të ecë 40 km për të prodhuar naftë, që në fakt është prodhuar naftë gjithë këtë kohë. Unë jam moshë e vjetër, jam shef sektori, dhe na thanë se do na hiqej një suplement që ne merrnim përveç pagës, dhe ne ramë dakord. Mbrëmë ka ardhur e-mail që ne do të marrim pagë lufte. Çfarë do bëj ky kolegu im me 4 fëmijë me vetëm 26 mijë lek, po nënat me fëmijë?. Nuk ka transparencë. Edhe sipas Kodit të Punës njoftohet 2 muaj përpara por jo kështu. Kjo është një pasuri kombëtare, jemi të revoltuar jo vetëm për këtë por edhe se menaxhohet në mënyrë jo transparente, punonjësit hidhen në rrugë sipas qejfit”.
LEXO edhe: Albpetrol “mbyll” puset: Depozitat plot, s’kemi ku çojmë naftën
Ditën e djeshme ish-deputeti Luan Baçi ka publikuar e-mailin me anë të të cilit punonjësit e ALBPETROL-it njoftoheshin për pagën e luftës.
Sipas njoftimit kompania ka vendosur për uljen e pagave të tyre deri në 60% për shkak të situatës nga koronavirusi. Ka qënë një e-mail i dërguar nga Miranda Lilo, që ka paralajmëruar uljen në rroga të të gjithë punonjësve./abcnews.al