Bie nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 21-vjeçari në kryeqytet

schedule09:11 - 5 Maj, 2020

schedule 09:11 - 5 Maj, 2020

Një 21-vjeçar i ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Babrru, Kamëz të hënën orët e vona të natës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhia”, ndërsa raportohet se 21-vjeçari E.K ka rënë nga lartësia në banesën ku jetonte dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Fatkeqësisht, i riu ka ndërruar jetë më pas.

Paraprakisht dyshohet se 21-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, rreth orës 23:50, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz, ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!