3 infemierë u pezulluan se u kapën duke ngrënë gjatë orarit të punës, Jaçaj: Stafi është nën presion

schedule09:20 - 5 Maj, 2020

schedule 09:20 - 5 Maj, 2020

Tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pezulluar nga puna për shkak se janë kapur duke konsumuar ushqim gjatë orarit të punës. Elson Jaçaj, drejtues i Shoqatës së Infermierëve ka folur nëABC e mëngjesit” për ngjarjen që i çoi tre infermierët në pezullim nga puna.

Ai shtoi se për shumë qytetarë mund të duket e pabesueshme, por sipas tij trajtimi i personelit në QSUT nuk është ai i duhuri dhe ai që reklamohet nga autoritetet. Jaçaj tha se ngjarja është mbajtur e fshehtë, ka disa ditë që ka ndodhur dhe i është bërë presion personelit për të mos treguar të vërtetën.

“Një grup kontrolli që ka shkuar në një nga pavionet e QSUT dhe ka gjetur infermierët duke konsumuar ushqim (molto). Në QSUT infermierët punojnë pa protokoll, por në kodin e punës çdo punonjës ka nevojë që të konsumojë diçka gjatë ushtrimit të profesionit. Aty punohet pa protokolle dhe nuk zbatohet asnjë ligj për infermierët. Një infermier i vetëm që i shërben 20 pacientëve a nuk do të ketë nevojë për 5 min pushim?

Për drejtuesit e shëndetësisë ky veprim është i patolerueshëm fakti që për personeli shëndetësor mund të konsumojë ushqim. Është e palejueshme për ata që drejtojnë, por jo në Kodin e Punës sepse në kodin e punës lejohet”, u shpreh ai.

Nëse do të ketë reagim të autoriteteve dhe do të na japin një tjetër variant, a ka gjasa që ky shqetësim të përgënjeshtrohet dhe të na i nxjerrë infermierët në një pozicion më të vështirë?

Jaçaj: Problemi është që po ushtrohet një presion shumë i madh ndaj infermierëve, aq sa edhe vetë infermierët kërkuan të mos identifikohen sepse kishin frikë se mund të përjashtoheshin përfundimisht nga puna. Janë pezulluar përkohësisht për disa muaj.

Keni marrë kontakte ndaj drejtuesit të spitalin për deklaratën publike?

Jaçaj: Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje nga administrata në QSUT. As unë nuk isha në dijeni sepse krijohet një presion shumë i madh. Personeli që është në vijën e parë në përballje me COVID-19 ka një trajtim shumë të ulët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!