VIDEO / “Shpërthen” në festë Milano, pas izolimit italianët këngë e valle në rrugë

schedule09:20 - 5 Maj, 2020

schedule 09:20 - 5 Maj, 2020

Italia ka kaluar tashmë në atë që quhet “faza 2” duke lehtësuar disi lëvizjen e qytetarëve.

Ditën e djeshme janë parë qytetarë në rrugët e Milanos duke festuar fundin e fazës 1. Ata kanë kërcyer  në grup.

Në videon e postuar në rrjetet sociale shihen njerëzit duke kënduar dhe kërcyer, të gjithë me maska.

Muzika me zë të lartë është vendosur për të festuar fundin e koronavirusit.

Distancat prej më shumë se një metër nuk është se janë respektuar në të gjithë rastet që shihen.

Shumë njerëz të tjerë shfaqeshin nga ballkonet e banesave të tyre të cilët kërcenin dhe merrnin pjesë në lumturinë kolektive.

https://www.facebook.com/giovanni.aurea.3/videos/10220094100335916/

Mediat italiane kanë kritikuar këtë “shpërthim” të qytetarëve duke thënë se “Ndoshta dikush ka harruar që ne jemi akoma në gjendje të jashtëzakonshme dhe beson se virusi është mposhtur, por në realitet beteja është ende e gjatë”.

Në qytetin e Milanos të dhënat mbeten ende shumë shqetësuese. Vetëm dje ka pasur +533 raste në rajonin e Lombardisë.

Ky  rajon, i cili sipas një studimi të Fondacionit Gimbe, është ende në fazën e 1, ishte e nevojshme të ruanin distanca më të mëdha nga njëri-tjetri. Por fundi i bllokimit është interpretuar si fundi i virusit, ndërkohë që numri i viktimave ka arritur në 28.884 raste.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Mbrojtja Civile në Itali, 36.926 persona janë akoma aktiv, dhe këta vetëm në zonën e Lombardisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!