Organizata Botërore e Shëndetit ka reaguar për deklaratat e Presidentit Donald Trump.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka hedhur akuza mbi Kinën për fshehjen dhe mungesën e transparencës për sa i përket pandemisë së COVID-19, ndërsa ka pohuar se ka prova që koronavirusi u prodhua në Kinë.
Ndërkohë, OBSH thotë se COVID-19 ka prejardhje natyrale dhe nuk është e krijuar artificialisht.”Nga këndvështrimi ynë, ky është ende spekulim,” u tha kreu i programit të emergjencave të OBSh-së, Mike Ryan gazetarëve në Gjenevë.
“Virusi ka origjinë nga natyra dhe nëse SHBA ka informacione që e hedhin poshtë këtë tezë, le t’i publikojë. Ne mund të mësojmë nga shkencëtarët kinezë, por nëse kjo kthehet në një investigim të ashpër ndaj tyre, atëherë gjithçka kthehet në politikë, dhe jo një problem shkencor”, tha Ryan.
Ai shtoi se OBSH si çdo organizatë tjetër funksionon në bazë të provave dhe dëshiron të marrë çdo informacion që tregon për origjinën e virusit. /abcnews.al