Këtë të hënë është shënuar dhe numri më i ulët për rastet e reja me koronavirus. 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes
Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren ku janë diagnostikuar gjithsej katër 4 raste duke e çuar në 855 numrin e të infektuarve.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet: Rahovec dhe Zhur-Prizren.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë duke e çuar në 403 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi 26 persona./abcnews.al