Raporti i KiE për mediat, pse “nxin” Shqipëria? Kusari: Përjashtimi i medias nga ndihma financiare qëllim për t’i shtypur

schedule10:41 - 4 Maj, 2020

schedule 10:41 - 4 Maj, 2020

Dita ndërkombëtare e lirisë së shtypit, ndërkohë që raporti i këshillit të Europës e ka renditur Shqipërinë të fundit në rajonin e Ballkanit sa i përket lirisë së medias. Kosova, Maqedoni e Veriut, Serbia janë të renditur më mirë.

Për të folur në lidhje me këtë, në një lidhje me skype me gazetarin Enkel Demi në ABC-ja e mëngjesit ishte Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave.

Kusari tha se situata me mediat në Shqipëri është shqetësuese dhe se Komisionerja për të drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic ka kritikuar ashpër paketën anti-shpifje. Po ashtu edhe raporti për siguri të gazetarëve në Këshillin e Europës i ka dedikuar një kapitull të veçantë Shqipërisë, që do të thotë se situata është shumë e vështirë.

Kusari ka folur edhe në lidhje me përjashtimin e mediave nga garancia në banka, që sipas saj vetëm Shqipëria ka një situatë të tillë tepër të vështirë me mediat, gjë për të cilën ajo gjeti rastin të deklarojë se do e raportojë menjëherë.

Flutura Kusari: 3 maji i gjen gazetarët në Shqipëri të kërcënuar fizikisht, financiarisht dhe virtualisht. Vetëm dy javët e fundit shumë institucione ndërkombëtare e kanë nxirë Shqipërinë. Raporti vjetor i Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic ka kritikuar Shqipërinë për paketën e famshme anti-shprehje.

Kemi raportin vjetor të platformës për siguri të gazetarëve të Këshillit të Europës, i cili për herë të parë i dedikon një kapitull të veçantë Shqipërisë. Kur ky raport i dedikon një kapitull të veçantë një shteti nënkuptohet se ky shtet gjendet në një situatë shumë të vështirë. Edhe Reporterët pa Kufi i renditën Shqipërinë disa vende më poshtë se të tjerët. Të gjitha katoi tregojnë për një situatë të vështirë të të bërit gazetari në Shqipëri.

Problemet me median i kam hasur edhe në Kosovë në ndryshim nga vendet ku demokracia është më e konsoliduar, por nuk kam parë asnjëherë, asnjë rast në rajon si Shqipëria. Jemi duke folur për mungesë të pluralizmit siç ka gjetur BIRN Albania në një raport për pluralizëm.

Në Shqipëri nuk ka pluralizëm për shkak se shumica e medias janë të koncentruar në duart e disa familjeve të pasura dhe shteti ka obligim të garantojë të paktën pluralizëm të mediave. Qytetarët kanë të drejtë të informohen nga këndvështrime të ndryshme e jo vetëm ato që kanë dëshirë të dëgjojnë autoritetet. Kjo është në fakt ajo çfarë është duke ndodhur në Shqipëri. Kemi një numër shumë të vogël të gazetarëve që janë të pavarur.

Enkel Demi: Media është përjashtuar nga garancia që jep qeveria në banka për marrjen e një kredie për të kaluar këtë situatë, kjo e çon median drejtpërdrejtë në falimentim. Në këtë koment tregu i reklamave është rrudhur në mënyrë të frikshme, që do të thotë se shumica dërrmuese e mediave mund të ketë të pamundur të paguajë rrogat dhe me vendimin e qeverisë është e pamundur të merret kredi dhe pastaj borxhin ta shtrijë në kohë, ky vendim është kriminal nga ana e qeverisë me qëllimin e vetëm të mbylljes së medias.

Flutura Kusari: Në Kosovë kur janë prezantuar masat por të ndihmuar popullatën me forma të ndryshme financiare, aty janë paraparë edhe mediat, sidomos garancia bankare dhe disa shtesa në paga, më vjen keq që paska ndodhur një gjë e tillë.

Nuk jam e befasuar që Edi Rama e ka shfrytëzuar edhe këtë moment krize në Shqipëri për të shtypur mediat dhe nuk jam e befasuar që nuk ka gjetur ndonjë mundësi tjetër që ti  mbështesë mediat të cilat raportojnë në mënyrë pozitive për të.

Tani që e përmendët, do të shikoj mundësinë që ta raportojmë ndërkombëtarisht. Nuk di ndonjë shtet tjetër që vetëm mediat i ka përjashtuar nga ndihma e cila duhet ti ofrohet. Shteti ka disa obligime ndaj gazetarëve, mos harrojmë që Shqipëri është anëtare e Këshillit të Europës dhe anëtare e OSBE-së.

Ajo që kemi parë është se Shqipëria nën këtë qeverisje por edhe më herët ka dështuar  të përmbushë këto obligime dhe nuk shoh vullnet politik i cili është i nevojshëm për të siguruar një ambient të favorshëm për gazetarët. Vullnet politik nuk ka as nga partia socialiste dhe as nga ajo demokratike madje as nga LSI.

Çfarë duhet të bëhet është që zoti Rama të ekspozohet ndërkombëtarisht aq sa është e mundur sepse mos të harrojmë që deri më tani për shkak të makinerisë fantastike të PR që ka pasur zoti Rama, ndërkombëtarisht nuk është mësuar ajo që po ndodh. Ende kur shkoj në Bruksel në Strasbourg, më thonë që si është e mundur që në Shqipëri gjendja është kaq e keqe dhe kaq e vështirë për gazetarët?./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!