Shqipëria dhe pothuajse e gjithë Evropa janë futur në një fazë të lehtësimit të masave të marra për menaxhimin e koronavirusit.
Por me lehtësimin e masave, nuk duhet të ulet edhe kujdesi ndaj vetes dhe të tjerët, ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga mjeku Tritan Kalo me anë të një videoje të publikuar në Facebook nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/255481452491822/
Në mesazhin e tij Profesor Kalo shprehet se ende jemi në gjysmën e rrugës në përballje me epideminë e shkaktuar nga COVID-19 dhe pavarësisht lehtësimit të masave duhet të kujdesemi që të mos infektohemi.
Ai këshillon:
“Me hapjen e masave të mos të përkeqësoni shkallën e kujdesit ndaj vetes tuaj sepse ende jemi në gjysmën e rrugës pa e përshkruar këtë rrugë dhe kemi ende sfida të tjera për t’u përballuar në të ardhmen.”
Kalo rithkson edhe njëherë këshillat e domosdoshme dhe që nuk duhen nënvlerësuar:
“Vetëndërgjegjësimi, kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjiena personale, higjiena kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave në lëvizjet publike, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar edhe më shumë, sepse Covid-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka. Ju duam dhe ju respektojmë.” /abcnews.al/