Theo Hernandez: Milani shtëpia ime, Maldini inspirim! Dua tituj si “Djall”

schedule15:19 - 3 Maj, 2020

schedule 15:19 - 3 Maj, 2020

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka rrëfyer sezonin e tij të parë me kuqezinjtë. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, francezi tregon se si ai u përshtat menjëherë me futbollin italian, për maredhënien me Ibrahimovic dhe trajnerin Pioli.

”Ka qenë një vit shumë i rëndësishëm për mua. U përshtata shumë shpejt pasi vija nga një stil tjetër loje si dhe të luash për një klub si Milani është presion më vete. Por besimi nga trajneri si dhe pritja që më bënë shokët e skuadrës ka qenë fantastike. Gjithashtu dua të falenderoj dhe tifozët të cilët më kanë mbështetur që në fillim”, deklaron Theo.

”Ibra dhe Pioli? Trajneri më ka dhënë shumë besim që për mua ka qenë deçizive. Jam në një nga klubet më të mirë në botë dhe kam mundësinë të mësoj nga më të mirët. Këtë gjë e vlerësoj shumë. Unë kam fatin të stërvitem me Zlatanin, është si një dhuratë për mua. Ai është një nga më të mirët në botë”, vazhdon mbrojtësi i majtë i kuqezinjve.

“Maldini? Ka qenë gjithmonë një pikë referimi për mua. Ai ka një karrierën të shkëlqyer dhe është simboli i Milanit. Kur ke kampionë të tillë si ai në krahë, nuk ke nevojë të mendohesh. Dua shumë të ndihmoj skuadrën që të rikthehet si dikur, aty ku e ka vendin duke fituar tituj.

”Kombëtarja? Po vazhdoj të punoj për ta fituar vendin tim tek Franca. Askush nuk e ka vendin e sigurt prandaj do të punoj fort gjatë vitit që verën tjetër të jem dhe unë në listën e Desachamps. Mund të luaj së bashku me vëllain tim Lucas Hernandez. Jo keq apo jo?”, mbyll 22-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!