10 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të shtunë në Kosovë duke e çuar në 823 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 231 mostra, prej të cilave 10 kanë rezultuar pozitive.
“ Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë), nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Gërnçar), nga Rahoveci 2 raste dhe nga Suhareka 1 rast. “, thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Ndërkohë fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 38 persona të tjerë duke e çuar në 336 numrin e të shëruarve. /abcnews.al