“FIFA s’ndërhyn te Serie A. Kalendari? Mund të kopjojmë modelin amerikan”

schedule18:55 - 2 Maj, 2020

schedule 18:55 - 2 Maj, 2020

Një debat i madh po zhvillohet në Itali në lidhje me rifillimin e futbollit. Drejtuesit e klubeve kanë rënë dakord të ndodhë diçka e tillë, ndërsa ka ende dilema tek autoritetet mjekësore. Skuadrat do të nisin stërvitjen kolektive në 18 maj dhe akoma nuk ka një datë fikse se kur mund të rinisë Serie A. Victor Montagliani mban postin e zv presidentit të FIFA-s dhe presidentit të CONCACAF.

Po e ndjekim debatin që po bëhet në Itali në lidhje me rifillimin e Serie A. Jemi të vetëdijshëm se janë vendime të brendshme të vendit. Është hera e parë në historinë e futbollit modern që nuk është futbolli që vendos se kur duhet luajtur, por qeveritë dhe autoritetet shëndetësore”, deklaron kanadezi për Radio Sportiva.

Montagliani ndalet edhe te kalendari, duke zbuluar idenë që po intrigon FIFA-n. Sezonet futbollistike në Evropë nisin në fundin e verës dhe mbarojnë në maj, por në të ardhmen mund të ndryshojë diçka e tillë, duke u bazuar te modeli amerikan. “Kemi filluar të merremi me krijimin e kalendarit të ri deri në vitin 2024. Kriza kërkon përgjigje të menjëhershme.

Ekziston mundësia e riformimit të futbollit në lidhje me përmirësimin e datave, në Evropë dhe gjithë botën. Amerika zhvillon sezonin sipas vitit kalendarik. Në Amerikën e Veriut dhe të Jugut luhet futboll me sistemin pranverë deri në vjeshtë. Është një opsion që mund ta përdorim në Evropë dhe Afrikë”, përfundon Victor Montagliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!