Mike Tyson, legjenda e boksit, ka disa vite që është një biznesmen i suksesshëm. Madje, Tyson ka investuar edhe në fushën e lëndëve narkotike, më saktësisht në një kompani kanabisi, që në Amerikë është e legalizuar.
Tyson, së bashku me partnerin e tij, zotërojnë aksione prej qindra miliona dollarësh dhe boksieri i njohur, ka vendosur të zgjerojë emrin e kompanisë së tij, edhe në futboll. Kompania e kanabisit e Tyson quhet “High Hopes”.
Këtë emër, ish-boksieri amerikan synon ta vendosë në fanellën e Everton, klubit të Premier League. Tyson duket gati për të nënshkruar kontratën sponsorizuese, ndërsa Everton ka një zgjedhje të vështirë për të bërë: Të pranojë milionat e Tyson dhe të përfshihet në polemika, ose të refuzojë. Në Angli, lëndët narkotike nuk janë të legalizuara./abcnews.al