Nënë Engjëllushja është një pacientet e cila ka fituar betejën me koronavirusin. Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama ajo shprehet shumë e lumtur që më në fund ja ka dalë të fitojë këtë betejë.
Pacientja e shëruar ng akoronavirusi shprehet shumë e emocionuar dhe falënderon mjekët për punën e bërë.
“Kam qenë në gjendje shumë të rëndë, me temperaturë të lartë, me kollë dhe mezi merrja frymë. Falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët. Tmerrohem kur e mendoj, kam pas dhe burrin, i cili vuante nga diabeti, tensioni dhe është me dializë por fatmirësisht ai ka dalë prej dy ditësh. Jam shumë e lumtur tashmë që falë punëssë mjekëve e kalova këtë. Tashmë jashtë më presin dy çunat dhe burri”, shprehet nënë Engjëllushja.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1349147138609069/?__tn__=%2CdkC-R&eid=ARCY-H_B-edQV9R_UWp6mXUI3cVSKKkdfi6UJF6NreLswY1mrSQEy2f8JM3mLKivstwK3KbuGzhaCRTg&hc_ref=ARSothzdhEhuRUmR29bXhnmnzeZQTKzbgx6_hsm2dzXrk4zpi-JNe_C8KGBPbMS9Z4s
Postimi i plotë:
JU LUTEM SHIKOJENI KËTË NËNË SHQIPTARE
Nënë Engjëllushja, mund të ishte nëna e secilit prej nesh, e cila u kthye në jetë pasi pa vdekjen me sy në gjendjen e rëndë ku e futi Armiku i Padukshëm!
Prandaj ju lutem ta shohin e ta dëgjojnë, në radhë të parë ata këtu, që thonë virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar, largqoftë, nënat e baballarët e tyre!
Në radhë të dytë, ta dëgjojnë ata që akoma nuk mësuan të respektojnë mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor të transformuar rrënjësisht, e që nuk duan ta kuptojnë se mosozot po të kishte ardhur kjo flamë para ca vjetësh, këtu do ishte bërë kasaphanë.
Pastaj ta shohin e ta dëgjojnë këtë nënë edhe gjithë të tjerët dhe ta mbledhim mendjen top të dashur miq, se kjo nuk është lojë dhe për ta fituar deri në fund këtë luftë, duhet të bëhemi secili prej nesh roje e shëndetit tonë e të atyre që kemi përrreth/abcnews.al