Presidenti Ilir Meta mesditën e kësaj të shtune ka ndaluar në Barmash të Kolonjës, ku ka kujtuar ngjarjen e jashtëzakonshme të rezistencës antifashiste.
Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në Barmash pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut.
“Kolonja është një trevë me ngjarje të jashtëzakonshme të Rezistencës Antifashiste, që na bëjnë krenar të gjithëve. Sot ndalova në Barmash, ku pushtuesi nazist provoi goditjen e parë, trimërinë dhe heroizmin e popullit tonë në mbrojtje të lirisë së Atdheut. Nderim përjetë banorëve të Leskovikut, Dangllisë, Panaritit, Vithkuqit e mbarë Kolonjës për rezistencën heroike të 6 korrikut 1943. ??”, shkruan Meta./abcnews.al