Pas 7 javësh izolim, spanjollët i gëzohen lehtësimit të masave

schedule14:05 - 2 Maj, 2020

schedule 14:05 - 2 Maj, 2020

Në rrugët e Spanjës, qytetarët kanë filluar të dalin për shëtitje për herë të parë në disa javë, pas lehtësimit të masave anti-COVID-19 në vend.

 

Spanja është përballur me një nga shpërthimet më të mëdha të koronavirusit – më shumë se 213,000 raste të prekura dhe 24,500 viktima.

Qytetarët ishin të lejuar të dilnin vetëm për të blerë ushqime apo barna, apo për të shkuar në punë në rast të pamundësisë për të punuar nga shtëpia.

Deri javën e kaluar, Spanja ishte një nga vendet ku fëmijët nuk mund të dilnin fare nga shtëpia.

 

Megjithatë, daljet janë të rregulluara sipas një orari për të mos krijuar turma. Ecjet duhet të bëhen në afërsi të vendbanimeve si dhe distanca duhet të vazhdojë të mbahet.

 

Nga e hëna, 4 maj, Spanja do të fillojë “Fazën Zero” të kalimit të saj në “normalitet të ri” siç u njoftua nga Kryeministri Sánchez javën e kaluar. Disa dyqane do të lejohen të hapen për një numër të kufizuar klientësh, gjithashtu edhe disa restorante do të lejohen të hapen me shërbim të kufizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!