Një ministër në qeverinë ruse ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është duke u trajtuar në spital. Ministri i Ndërtimit, Vladimir Yakushev, tha se është shtruar në një spital në Moskë dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Një nga zyrtarët në ministrinë e tij, Dmitry Volkov, po ashtu ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Zëvendësministrja Nikita Stasishin është emëruar ministre në detyrë në mungesë të Yakushevit.
Ky njoftim vjen një ditë pasi kryeministri rus Mikhail Mishustin tha se po vetë-karantioeht pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Përhapja e infeksionit edhe në qeverinë ruse vjen pasi vendi ka shënuar një ngritje të rasteve përkundër masave që nga muaji mars.
Autoritetet thonë se Rusia ende nuk e ka arritur kulmin e përhapjes së pandemisë/abcnews.al

