Në një takim kundra drogës në Lezhë vendorët kanë bërë pohime të forta. Një ndër ta ishte Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi i cili tha se e dinte ku mbillej kanabis sativa në Mirditë, kurse prokurori i Kurbinit ngriti dyshime që droga mund të magazinohej në shkolla.
Droga nuk është më tabu. Pushtetarët në Lezhë dinë shumë për të. Për këtë shërbeu takimin i përbashkët polici vendore. Prefekti Gjergj Prendi dhe pse nuk tha se e kishte denoncuar si rast, në prani të titullarëve të lartë të Policisë së Shtetit, bëri këtë deklaratë:
“Nuk ka më kultivim, trafikim të lëndëve narkotike. Dhe kur prefekti e di ju me veprimet e mosveprimet keni konsumuar elementë të veprës penale”.
Edhe më e fortë ishte deklarata e kryeprokurorit të Kurbinit. Zeqir Hoda ngriti dyshimet se ambjentet e shkollave rrezikohen për magazinim të lëndes narkotike.
“Ne në Kurbin kemi një rast ku ambjentet një shkolle nëntëvjeçare shfrytëzohen për magazinim të lëndëve narkotike”- deklaroi Kryeprokurori i Kurbinit, Zeqir Hoda.
I ndjekur nga deklarimet e kryebashkiakut të Kurbinit dhe Drejtori i Arsimit në Lezhë tha se droga ka hyrë në shkolla. Takimi vazhdoi me raportin për vitin e kaluar që sipas drejtorit të Policisë Lezha ishte një zonë me risk të lartë. Kurse për kryetarin e bashkisë problemi zgjidhet jo me aksion selektiv, por me seriozitet./abcnews.al