Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani ka përsëritur në studion e ABC News se PD nuk ka asnjë shqetësim për akuzuar që i adresohen pasi kontratat dhe financimet e saj janë transparente dhe ligjore. Nga ana tjetër Ristani zbulon se ka nisur konsultimet me Ridvan Boden e kritikët e tjerë të Bashës, në prag të Kuvendit Kombëtar.
Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani deklaron se investigimi i “Mother Jones” është nxitur nga socialistët. Në studion e ABC News Ristani si zyrtari përgjegjës për kontratat e PD rrëfen edhe dy thirrjet në Prokurori, nëntorin e kaluar dhe të premten e kaluar.
Edhe akuzat e fundit të socialistëve për transparencë të financimit të aksionit 3 mujor të PD në cadër, për Ristanin janë taktikë për të tërhequr vëmendjen nga droga e krimi, pasi PD e ka transparent çdo akt.
Nga ana tjetër, Ristani që për shkak të pozicionimit që Basha i bëri në Vlorë, nuk është më deputet i PD, thotë se është takuar me Ridvan Boden, por edhe me kritikë të tjerë të bashës propozues të platformës për ringritjen e PD dhe projektstatutin.
Ristani thotë se PD duhet të dëgjojë sugjerimet e Sali Berishës për të bashkuar e maksimizuar kontributet e të gjithë demokratëve./abcnews.al