Rreth dy javë pas sekuestrimit të 613 kilogramë kokainë, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis verifikimin e pasurisë për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn, për punonjësin e kësaj kompanie Donaldo Lushajn dhe shoferin ku u gjet ngarkesa e lëndës narkotike Armando Pezaku.
Prokuroria mësohet se i ka drejtuar kërkesa bankave, zyrave të hipotekave dhe zyrave të transfertave të parave për veprimet e këtyre tre shtetasve të proceduar për 613 kg kokainë. Kërkesa drejtuar këtyre institucioneve mësohet se është bërë në kuadër të hetimit pasuror të grupit të dyshuar të strukturuar kriminal. /abcnews.al