Do të mbrojë taxhikun, mbërrin në gjykatë ish-deputeti i PD

schedule10:18 - 2 Maj, 2020

schedule 10:18 - 2 Maj, 2020

Ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës, avokati i taxhikut që u arrestua si pjesë e ISIS në Tiranë. Ai do të mbrohet nga avokati Asllan Dogjani, njëherësh ish deputet i PD.

24 vjeçari nga Taxhikistani i identifikuar si Komron Zukhurov, është i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit të PD-së, Dogjanit.

Zukhurov, ka mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit rreth dy muaj e gjysmë më parë. Që kur ka mbërritur në vendin tonë jetonte në një familje nga Taxhikistani në Tiranë. Ndërkohë, 24 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës organizatës së huaj terroiste të themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të kryer sulme në emër të ISIS.

LEXO EDHE: U arrestua sot, terroristi i ISIS do të vriste për 40 000 dollarë në Shqipëri

Grupi i tij u godit nga shteti gjerman në datë 15 prill, ndërkohë që mediat gjermane raportuan njëri nga anëtarët e kësaj ceule Ravsan B. kishte pranuar një urdhër për të kryer një vrasje në Shqipëri, për të cilin do të paguhej 40 mijë dollarë. /abcnews.al