Lorenco Vila është një nga zbulimet më të bukura të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar 6 gola me Teutën, duke qenë një nga pikat më të forta të skuadrës durrsake.
“Kemi bërë stërvitje me nga 2-3 lojtarë në fushë. Presim kur të na thonë klubi e të vazhdojmë të stërvitemi në fushë. Jemi në pritje të vendimit, shpresoj të na kthejnë përgjigje, pasi duhen të paktën dy javë kohë për t’u përgatitur”, nis deklaratën e tij për “Fan Zone” në Supersport, lojtari i Teutës.
Vila e nisi sezonin me Bledi Shkëmbin si trajner, ndërsa është ulur Edi Martini në stolin e bregdetarëve prej dhjetorit të kaluar. “Me Martinin kam shpërthyer dhe kam kaluar një formë shumë të mirë. Falënderoj edhe Bledi Shkëmbin për besimin që më ka dhënë, por nuk ia dola të shpërthej nën urdhrat e tij.
Emiliano Vila më ka dhënë shumë këshilla dhe mundohem të mësoj shumë prej tij. Më i suksesshëm me femrat, unë apo Kallaku? Kallaku është më i suksesshëm me femrat, po e them këtë meqë e kam shumë shok”, deklaron Vila, i cili zbulon edhe objektivin e madh për këtë sezon.
“Shpresoj që me rifillimin e kampionatit, të arrijmë objektivat dhe të fitoj një trofe me Teutën, siç është Kupa e Shqipërisë“, përfundon talenti i skuadrës së Teutës. /abcnews.al