Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez dhe Interi po kërkon zëvendësuesin e tij. Klubi italian nuk dëshiron të mbetet i papërgatitur dhe ka disa alternativa për repartin ofensiv. Pierre-Emerick Aubameyang është dëshira e madhe. Sulmuesi ka një kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm me Arsenalin.
Ai ka vendosur të mos rinovojë dhe është gati të nisë një aventurë të re në karrierë. 30-vjeçari ka teknikë, shpejtësi dhe nuhatje goli, cilësi që pëlqehen shumë nga Antonio Conte. “Topçinjtë” e kanë pranuar faktin që do e humbasin afrikanin dhe po negociojnë me Odsonne Edouard.
Ky i fundit është 22 vjeç, është aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave të Francës (nga U17 deri në U21), luan në majën e sulmit dhe ka zhvilluar paraqitje shumë të mira me Celtic. Një lajm i mirë për zikaltrit, që tani duhet të përgatisin një ofertë bindëse për klubin londinez /abcnews.al