Kryeministri Edi Rama në kuadër të zbatimit të masave zbatuese për mbrojtjen ndaj koronavirusit ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë bizneset të cilët duhet të sigurojnë ambiente të sigurta për punonjësit e tyre.
Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se në zbatimi i protokolleve të sigurisë në punë nga sipërmarrësit dhe çdo punonjës, një domosdoshmëri deri kur të dalë vaksina kundër covid-19.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1342466539291941/
“Zbatimi i protokolleve të sigurisë në punë nga sipërmarrësit dhe çdo punonjës, një domosdoshmëri për ta çuar me shëndet e sukses deri në fund luftën e përbashkët për mbrojtjen e jetës, deri në daljen e vaksinës kundër covid19”, shkruan Rama./abcnews.al