Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga pandemia dhe për të parë sfidat me bizneset, ka zhvilluar një takim online me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe drejtues të bizneseve anëtare.
Dhoma Amerikane e Tregtise bejn me dije se është diskutuar gjerësisht mbi sfidat e Covid 19. Kim theksoi rolin e rëndësishëm që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka luajtur në identifikimin e problemeve dhe rekomandimet e bëra ndaj qeverisë, me zgjidhjet që ofrojnë impakt lehtësues për bizneset.
Ndër të tjera në këtë takim Ambasadorja Kim dhe përfaqësuesit e Dhomës Amerikane shkëmbyen mendime të drejpërdrejta mbi sfidat që bizneseve ju është dashur të kapërcejne dhe ato me te cilat po përballen. Takimi ka shërbyer gjithashtu si një platformë per te diskutuar edhe mundësitë e përshtatshme për rihapjen e ekonomisë pa cenuar prioritetin e sigurisë shëndetësore.
Bordi i AmCham dhe drejtuesit e kompanive anëtare shprehën shqetësimin mbi situatën aktuale ekonomike dhe theksuan se nga ana e qeverisë duhet të ndërmerren masa të tjera lehtësuese për të frenuar efektet e padëshirueshme tek bizneset dhe industritë përkatëse. Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përcaktimi i korridoreve me zona të sigurta ishin gjithashtu pjesë e diskutimeve.
Rritja e shkëmbimeve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë është një nga prioritetet kryesore të ambasadores Kim dhe Dhomës Amerikane. Mbështetja e ambasadës për komunitetin e biznesit, do te ndihmojë AmCham dhe anëtarët e saj të mbështesin zbatimin e hapave të mëtejshëm të rëndësishëm që duhet të ndërmerren për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri./abcnews.al