Më në fund ka ardhur dhe reagimi i parë i Erling Haaland për festën e tepruar të Neymar me shokë në ndeshjen e kthimit në Champions League, midis PSG dhe Borussia Dortmund. Pas shënimit të golit ishte braziliani ai që kopjoi festën e sulmuesit norvegjez dhe më pas pothuajse i gjithë ekipi i PSG-së e ndoqi Neymarin.
Komentet ishin të shumta pas ndeshjes, më së shumti ishin negative ndaj lojtarëve të gjigantit francez. Kjo pasi vunë në lojë një lojtar 19-vjeçar.
Neymar scored against Haaland's Dortmund, and then hit Haaland's celebration ? pic.twitter.com/MMmRGnINGz
— Bleacher Report (@BleacherReport) March 11, 2020
Norvegjezi më në fund ka shprehur mendimin e tij për ngjarjen e muajit shkurt, ku i ka treguar “ESPN” se nuk shqetësohet aspak nga sjellja e çuditshme e Neymar.
“Mendoj se ata më ndihmuan më shumë me festimin tim, duke treguar se meditimi im është i rëndësishëm. Nuk jam aspak i mërzitur, madje dua t’i falenderoj ata që më ndihmuan që stilin tim ta shikonte e gjithë bota”, ironizon bomberi. /abcnews.al