Safet Gjici, presidenti i Kukësit, ka replikuar me klubin e Partizanit, edhe pse një ditë më parë verilindorët dolën me një qëndrim pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të të kuqve, Gerald Burba. Ky i fundit kapej me FSHF-në, duke u shprehur se ndihmohen provincat dhe theksonte se nuk është normale që një shumë aq e madhe parash të investohej në stadiumin e Kukësit, kurse nga Partizanit të mos hidheshin sytë fare.
LEXO EDHE: Burba i kthehet Kukësit: Hartim fushate, Pano nuk erdhi nga Përparimi!
Sigurisht te Kukësi nuk janë ndjerë mirë dhe vetë Gjici, në një intervistë për “Panorama Sport”, mes të tjerash është shprehur: “Zotërisë që na tregon provincat (i referohet Sekretarit të Përgjithshëm të Partizanit, Gerald Burba), së pari i them që Kukësi ka një histori që në këto 10 vitet e fundit Partizani nuk e ka bërë dot. Në dekadën e fundit Partizani ka qenë në hijen e fikut…
LEXO EDHE: “FSHF financon provincat”, Kukësi i kthen reston Partizanit: Ziliqarë!
Partizani të shikojë punën e vet, sepse në gjithë këto vite mezi mori një kampionat sezonin e kaluar. S’kanë pse bëhen xhelozë për ne. Edhe unë nuk bëhem aspak xhelozë për punët e atyre. Më bën përshtypje kjo, sepse gjithmonë Partizani ka ecur me këtë lloj modeli, prandaj dhe nuk janë klub profesionistësh. Janë një klub që merren me të tjerët, jo me gjërat thelbësore”. /abcnews.al