Në Aeroportin e Prishtinës pritet që nga momenti në moment të mbërrijë Behgjet Pacolli, i cili është nisur që nga Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë.
Një ekip infektologësh është parë pak minuta më parë të ketë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të cilët pritet të kontrollojnë kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli.
Kontrolle, këto rutinë për çdo person në hyrje e dalje të vendit e edhe në aeroport, për shkak të pandemisë Covid-19.
Ndërkohë, Këshilltari i kreut të AKR-së, Naim Murseli ka treguar se nga aeroporti ai do të shkojë për tek rezidenca e tij në Hajvali.
Murseli thotë se ai nuk do të hyjë në karantinën e Qendrës së Studentëve, siç parashikohet me vendim të Qeverisë, që të ardhurit nga jashtë të izolohen për dy javë aty.
Sipas Murselit, deputeti do të kontrollohet në aeroport, e më pas do të shkojë në shtëpi.
Postimi i plotë:
“Në këto momente, z. Pacolli do të udhëtojë për në Prishtinë. Kërkesa është aprovuar, dhe nisja po bëhet nga Tirana, ku edhe ishte duke qëndruar këto ditë. Më të arritur në aeroport ai do ti nënshtrohet kontrollës rutinorë mjekësore, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali.” /abcnews.al/