Brenda 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 285 viktima si pasojë e koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave në vend është rritur në 27,967.
Krahasuar me një ditë më parë, 24 orët e fundit është shënuar një ulje në numrin e viktimave, pasi sot kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, 38 persona më pak.
Ndërsa, brenda ditës vendi ka konfirmuar 1,872 raste të reja me koronavirus, edhe në këtë rast kemi ulje të rasteve pasi, brenda ditës janë regjistruar 214 raste më pak. Në total numri i të infektuarve rritet në 205,463.
Ndërsa, 4693 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali, 75,945 janë të shëruar në total. /abcnews.al/